#oranews #rtvora #elbasan
Është dënuar me 3 vite burgim nga gjykata e Elbasanit, Koço Buzo i cili në muajin Maj 2021, ekzekutoi me automatik në sy të fëmijëve gruan e tij, Liljana Buzo. Ai u deklarua fajtor dhe u dënua nga gjyqtari Taulant Tafa, për akuzën e “Dhunës në Familje”.
Burime pranë gjykatës së Elbasanit, thanë për “Ora News” se ky dënim nuk lidhet me ngjarjen e vrasjes së gruas, por me çështjen e parë penale kundër Koço Buzos, që bën fjalë për dhunimin e bashkëshortes.
Pikërisht në ditën e parë kur gjykata e Elbasanit, kishte planifikuar të zhvillonte gjyqin kundër Koço Buzos, ky i fundit është paraqitur me vonesë në gjykatë.
Djali i të pandehurit, nga salla e gjyqit ka telefonuar babain e tij, duke e pyetur se ku ishte, por Koço, ia ka kthyer se për 5 minuta vinte brenda në sallën e gjykimin.
Fatmirësisht, gjyqtarja e çështjes ka vensdosur që të shtyjë seancën gjyqësore, ndërsa të pranishmit në sallën e gjykimit, kanë dalë jashtë.
Mes tyre ishte dhe e dëmtuara, Liljana Buzo, e cila që në kontaktin e parë me bashkëshortin e saj, Koçon, ka rënë preh e sulmit me armë, duke bërë që ai ta qëllojë disa herë në sy të djalit të tyre.
Koço Buzo, armën e mbante në një çantë sportive dhe sipas informacioneve policore, ishte nisur për të hyrë drejt e në sallën e gjyqit, ku dhe kishte planifikuar të kryente vrasjen e gruas, pikërisht brenda ambjenteve të gjykatës.
Situata mund të dilte jashtë kontrollit, për shkak se brenda ambjenteve të gjykatës, janë të pranishëm gjyqtarë, prokurorë, avokatë dhe qytetarë të ndryshëm. Por shtyrja e seancës gjyqësore ka bërë që Liljana Buzo, të dalë jashtë ambjenteve të gjykatës, aty ku më pas është qëlluar nga bashkëshorti i saj, Koço Buzo.
Për këtë krim të rëndë që tronditi Elbasanin, momentalisht Koço Buzo, është arrestuar dhe ndodhet brenda në burg dhe ende nuk ka nisur gjyqi.
Ndërsa tashmë ai është dënuar dhe me 3 vite burgim për akuzën e “Dhunës në Familje”.
Vrasja e gruas nga bashkëshorti ish-efektiv policie në Elbasan, ka qenë një krim i paralajmëruar.
Që prej vitit 2020, viktima Liljana Buzo kishte denoncuar të shoqin Koço Buzo për dhunë e kërcënime të vazhdueshme.
Presioni verbal i ish-policit kishte arritur deri aty sa kishte kërcënuar të shoqen me vrasje ndërkohë që viktima sa herë që keqtrajtohej nga i shoqi, largohej nga banesa teksa fshihte edhe shenjat e dhunës që të mos i shikonin fëmijët. “…Vetëm e vdekur del nga kjo derë…”.
Ky është një nga kërcënimet sistematike që Liljana Buzo, merrte vazhdimisht nga bashkëshorti i saj, Koço Buzo, ish-polic që ka shërbyer si roje pranë gjykatës së Elbasanit. Autori i vrasjes së gruas dhunonte të shoqen në sy të fëmijëve.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!