Takimet e Berlinit dhe Vjenës, janë pasuar nga Samiti i Parsitnë të vilin përfaqësues të shteteve të Ballkani, të Bashkimit Europian dhe Instituteve Ndërkombëtare Financiare. Ky takim ishte një bilanc i punës së përbashkët të zhvilluar midis qeverive në rajon, si dhe midis qeverive dhe Komisionit Europian, në kuadër të nismave të ndryshme rajonale që promovojnë bashkëpunim rajonal dhe perspektivën europiane të rajonit.
Gjatë Samitit, kryeministrat e rajonit nënshkruan Marrëveshjen për themelimin e Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor. Kjo zyrë u vendos që do të ngrihet në Tiranë, për të financuar projekte që rrisin bashkëpunimin e të rinjve në rajon, si dhe mundësitë për kualifikime profesionale.
Kryeministri Edi Rama, i cili iu përgjigj ndër të tjera interesimit të mediave ndërkombëtare, e vlerësoi Samitin, si një takim inkurajues në mënyrë të veçantë për vendet që janë në rrugën e integrimit europian. Duke folur për mediat shqiptare Kryeministri Rama vuri theksin se është hapur një epokë e re për Ballkanin Perëndimor përmes procesit të Berlinit: “Sigurisht që këtu bëhet një përmbledhje e punës që është bërë sëbashku, qoftë midis qeverive në rajon, qoftë midis qeverive dhe Komisionit Europian me mbështetjen gjithmonë të pranishme të Gjermanisë dhe të Kancelares. Padyshim që ka qënë një përmbledhje inkurajuese në vazhdim të një procesi që ka çelur një epokë të re për Ballkanin dhe në mënyrë të veçantë për vendet që janë në rrugën e integrimit europian.“
Vendet pjesëmarrëse dakordësuan një listë për 3 projekte të reja hekurudhore, e cila do të marrë bashkëfinancimin nga BE prej afro 100 milionë euro, përveç financimit nga Institucionet Financiare Ndërkombëtare dhe buxhetet kombëtare të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Një prej tyre është projekti i paraqitur nga Shqipëria për rehabilitimin e Hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimin e degëzimit për në Rinas, me një vlerë investimi 82 milionë euro, nga të cilat granti i Bashkimit Europian që u miratua në Samit është 35 milionë euro.
Ещё видео!