Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe ai i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak kanë kërkuar nga Kosova dhe Serbia ta lënë prapa të kaluarën t’i normalizojnë marrëdhëniet.
Në konferencën e përbashkët në përmbyllje të vizitës në Kosovë, të deleguarit e BE shohin si prioritet për të dyja vendet se duhet të jetë dialogu me një zgjidhje përfundimtare të mirë për të dyja palët.
Miroslav Lajçak: Ne e shohim dialogun si prioritet kyç në Ballkanin Perëndimor dhe besojmë që normalizimi i marrëdhënieve jo vetëm që do të zgjidhë çështjet e pazgjidhura, por do të kontribuojë në stabilitetin në rajon por do të sjellë përfitime për qytetarët.
Gabriel Escobar: Mendoj se në këtë rol si përfaqësues special është me rëndësi të bëj vizitën e parë në Kosovë me të, për të treguar unitet, përkushtimin ndaj dialogut, ndaj një të ardhme në të ndritshme si për Serbinë e Kosovën. Jemi takuar me udhëheqësit gjatë vizitës, kemi pasur takime shumë produktive. Në fund të këtij procesi shpresojmë se rezultat do të jetë një zgjidhje që do të jetë e mirë për të dyja.
Lajçak kërkon nga Kosova të mos i frikësohet krijimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, pasi një gjë e tillë sipas tij, nuk do të thotë krijimi i Republikës Serbe.
“Kosova është palë e barabartë në dialog, Kosova ka 50 përqind e të drejtës së fjalës që do të thotë se asgjë nuk mund t’i imponohet Kosovës pa u dakorduar Kosova. Unë dëgjoj shpesh qe nuk duam një Republikë Serbe. E kemi bërë shumë të qartë se askush nuk dëshiron një republikë serbe. Ato që janë dakorduar duhet të zbatohen. Këtë po ia themi si palës kosovare edhe asaj serbe. Këshilla ime është të mos frikësoheni për diçka që nuk ekziston dhe askush nuk do t’ia imponojë. Dilni me një qëndrim se si i shihni këto funksione. Nuk keni nevojë të frikësoheni nga një proces që ju jeni duke e drejtuar me Serbinë. Çdo vendim që do të merret do të bazohen në standardet dhe normat evropiane”.
SHBA është shprehur e gatshme të ndihmojë në negociimin e ndonjë modeli nëse palët e propozojnë.
“Ne s’jemi pjesë e dialogut as pjesë e negociatave. Por siç tha Lajcak, ne besojmë që marrëveshjet që janë arritur në të kaluarën duhet të zbatohen. Megjithatë ne nuk kemi ardhur me ndonjë përshkrim apo propozim se çka duam të imponojmë. Në fakt ne po ju kërkojmë palëve të tregohen konstruktive, të na tregojnë vizionin e tyre se si duhet të duket Asociacioni dhe të vazhdojmë të negociojmë nga aty, brenda kornizës së dialogut”.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!