Dy muaj pas rizgjedhjes si President i Francës, beteja vazhdon këtë të dielë për Emmanuel Macron-in për të ruajtur shumicën qeverisëse. Zhvillohet raundi i dytë dhe vendimtar i zgjedhjeve parlamentare, ku përballjen më të vështirë në më shumë se gjysmën e zonave elektorale, kandidatët e tij e kanë me të aleancën e drejtuar nga Zhon Lyk Melonshon mes socialistëve, komunistëve dhe të gjelbërve.
Rezultatet e raundit të parë të së Dielës së kaluar treguan rënie të mbështetjes për liberalët e Macron-it. Ata u renditën kokë më kokë me të majtët e Melonshonit. Analistët thonë se partia e presidentit mund ta ketë të vështirë të sigurojnë shumicën prej 289 vendesh në parlament, e nevojshme për formimin e qeverisë.
Liberalët e Macron ofrojnë ndër të tjera reforma për përballimin e rritjes së kostos së jetesës, rritjen e moshës së daljes në pension në 65 vjeç nga 62 që është aktualisht. Ndërsa aleanca e të majtëve dhe të gjelbërve premton uljen në 60 vjeç të moshës së pensionit, rritjen me 15% të pagës minimale në 1500 euro në muaj dhe ngrirjen e çmimeve për produktet jetike. Se cila platformë do të fitojë, kjo do të mësohet pas orës 6:00 të pasdites me orën lokale, orari i mbylljes së votimit që nisi në 8:00 të mëngjesit.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!