Të paktën tridhjetë persona kane humbur jeten nga sulmet izraelite në kampet e refugjatëve , por situate mendohet të jetë më e vështirë, për vetë faktin se sipas raportimeve ka dhe të paktën 14 persona të zhdukur, ndoshta të bllokuar në rrënoja".
Sipas organeve palestineze, tetë shkolla të përdorura si strehë nga personat e zhvendosur janë goditur. .
Italia, Spanja dhe Franca kanë reaguar fortë, ku me anë të një deklaratë të përbashkët, dënuan sulmet si të “pajustifikueshme” në bazën Unifil , baza kryesore e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Liban. Ndërkohë dy paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara, ushtarë nga Sri Lanka, u plagosën dje nga një sulm izraelit në afërsi të një kulle vrojtimi në jug të Libanit, tha ushtria izraelite.
UNIFIL tha se incidenti “është një zhvillim serioz”, dhe theksoi se siguria e personelit dhe pronës së OKB-së duhet të garantohen.
Nga ana e saj Forcat e mbrojtjes izraelite u justifikuan duke thënë se ka qëlluar në një "kërcënim të drejtpërdrejtë që ishte rreth 50 metra" nga bazat.
Nga ana tjetër OKB denoncoi se prej datës 1 tetor nuk hyn asnjë ndihmë ushqimore e destinuar për popullatën palestineze në Rripin verior të Gazës.
Deklarata u bë nga Farhan Haq, zëdhënës i OKB-së.
“Kalimet kryesore në veri janë mbyllur dhe do të jenë të paarritshme. Askush nuk ka marrë pako ushqimore këtë muaj për shkak të aksesit të kufizuar në ndihma”
Sipas të dhënave nga Programi Botëror i Ushqimit (ËFP) të cituar nga zëdhënësi i OKB-së, organizata ka shpërndarë rezervat e fundit të mbetura në veri të Rripit, "por ato mezi do të mjaftojnë për dy javë". “Shumë kuzhina, pika shpërndarjeje dhe furra buke janë detyruar të mbyllen dhe të tjerat janë në rrezik ta bëjnë këtë nëse konflikti vazhdon në këtë shkallë,” shpjegoi ai.
Situata në jug të enklavës palestineze është gjithashtu "në prag të humnerës", shtoi Haq.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#TopChannel
Ещё видео!