Policia në Serbi arrestoi të enjten Damjan Knezheviç, liderin e organizatës së krahut të djathtë “Patrulla Popullore” dhe dy anëtarë të kësaj organizate, pas incidenteve të një nate më parë para selisë së Presidencës së Serbisë. “Patrulla Popullore” organizoi një protestë në Beograd, mbrëmjen e të mërkurës, për ti kërkuar autoriteteve serbe të tërhiqen nga negociatat me Kosovën dhe të hedhin poshtë planin evropian për Kosovën. Pjesëtarë të xhandarmërisë serbe i ndaluan protestuesit të hynin në presidencë pasi ata kishin mundur të kapërcenin barrikadat rreth ndërtesës. Protestuesit po ashtu, qëlluan godinën me vezë. Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë tha të enjten, se në bashkëpunim me Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit, si dhe Zyrën e Prokurorit në Beograd dhe Novi Sad, janë arrestuar tre persona.
Duke dhënë vetëm inicialet e të arrestuarve, Ministria tha se ata u arrestuan pasi ka dyshime se kanë kryer shkelje penale, duke bërë thirrje për ndryshim të rendit kushtetues në mënyrë të dhunshme. Njëri prej të arrestuarve është akuzuar edhe për posedim apo mbajtje të armëve dhe pajisjeve shpërthyese. Të tre të arrestuarit akuzohen se kanë bërë thirrje drejtuar qytetarëve që të mblidhen në Beograd për të rrëzuar qeverinë dhe presidentin serb, Aleksander Vucic. Sipas autoriteteve, ndaj tyre është zbatuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Duke folur para protestuesve, Knezhevic tha se asnjë nga anëtarët e partisë përparimtare serbe, të presidentit Vucic, nuk mund ta quajë veten serb. Ai iu drejtua madje gazetarëve të huaj në gjuhën angleze duke thënë se protestuesit pëlqejnë propozimin rus për Kosovën dhe jo atë franko-gjerman. Disa pjesëmarrës në protestë mbanin simbole të grupit “Ëagner” dhe shkronjën “Z”, e cila njihet si simbol i luftës së Rusisë në Ukrainë.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Serbi#TopChannel
Ещё видео!