Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja për vrasjen e Luljeta Heshtës, një 47-vjeçare shqiptare që jetonte në Itali. 47-vjeçarja, u qëllua me thikë për vdekje më 7 shkurt rreth orës 13:00 në një rrugë në Milano.
Prokuroria në shtetin fqinj ka bërë thirrje për dëshmitarët e mundshëm që kanë qenë prezent në momentin kur ka ndodhur ngjarja, që të paraqiten për të dhënë dëshmitë e tyre me të cilat mund të ndihmojnë hetimet. Deri më tani dihet se rreth orës 13:00 të ditës së diel të 7 shkurtit disa kalimtarë kishin telefonuar në 112 duke raportuar për një grua që ndiqen nga një burrë. Telefonuesi që raportoi ndjekjen arriti të sigurojë detajin e vetëm se autori ishte veshur me të zeza.
Gruaja vdiq pak pasi mbërriti në spital. Mjekët dhe ndihmësmjekët gjetën gruan në tokë, të gjakosur nga pesë plagë me thikë, 2 në këmbën e majtë dhe 3 në shpinë. Nga një hipotezë e parë e bërë nga karabinierët, të cilët gjithashtu ndërhynë në skenën e vrasjes, ka dyshime se gruaja ishte qëlluar befasisht nga pas dhe se autori ka qëlluar disa herë ndaj saj saj.
Për shkak të plagëve të thella, gruaja vdiq dy orë më vonë në spital pavarësisht insistimit të mjekëve për ta mbajtur në jetë.
Luljeta Heshta është një shtetase shqiptare që jetonte prej vitesh në Itali, ndërsa hetuesit po ndjekin edhe pistën e prostitucionit.
Mwsohet se asaj se asgjë nuk i është vjedhur gruas gjatë përplasjes me autorin, kështu që ata përjashtojnë një përpjekje për grabitje. Sipas mediave italiane, hetimet janë përqendruar në rrjetin e prostitucionit, duke hedhur dyshimet se autori mund të ketë qenë një klient i mundshëm ose që administron trafikimin e paligjshëm.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Italy#LuljetaHeshta#TopChannel
Ещё видео!