Në mbledhjen e 8 mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë që kësaj radhe mbahet në Prishtinë, Kryeministri Edi Rama ka folur me shifra konkrete sa i përket investimeve të bizneseve nga Kosova në vendin tonë.
Kështu, investimet e bizneseve të Kosovës në Shqipëri kapin vlerën e 139 milionë Eurove për vitin 2021.
“Sot në Shqipëri rezultojnë të regjistruar 1225 subjekte biznesi nga Kosova, 1081 prej të cilave janë pronësi 100% e subjekteve të këtushme ndërkohë që 145 të tjera janë pronësi e përbashkët me partnerë në Shqipëri.
Investimet e Kosovës në Shqipëri në vitin 2017, 9 milionë Euro. Në 2021, 139 milionë Euro. Është një shifër shumë domethënëse dhe e fundit që dua të sjell në vëmendje është fluksi i investimeve në vlerën më të lartë historike ka qenë 16 milionëshi i 2018. Ndërkohë që jemi 41 në vitin 2021. Një indikator jashtëzakonisht i rëndësishëm”.
Kryeministri kërkoi nga ministrat e Brendshëm të dy vendeve që të këtë sezon turistik të mos ketë radhë nëpër dogana, bazuar në një protokoll të nënshkruar në vitin 2019 mes Shqipërisë dhe Kosovës.
“Ne kemi gjithë mundësinë që ta intensifikojmë dhe shtojmë volumin e investimeve reciprokisht ndërkohë që dua t’u kujtoj ministrave të Brendshëm që kemi një protokoll të nënshkruar në Prill 2019 në Morinë që shërben si udhëzues për kalimin praktik të kufirit. Besoj që Kryeministri është dakord me mua që në këtë sezon është e pajustifikueshme që të kemi probleme të natyrës që kemi pasur deri vjet dhe radha të pafundme për shkak të kontrolleve një për një të makinave që vijnë drejt Shqipërisë. Sot më vjen mirë që kemi ardhur bashkë me përfaqësues të kompanisë për të prezantuar studimin e Portit të Durrësit që shtrihet nga Durrësi në Prishtinë me Portin pritës në Durrës dhe me Portin e Thatë të Prishtinë, çka përbën një projekt me rëndësi strategjike që ka brenda të integruar edhe hekurudhën Durrës-Prishtinë për të cilën kemi filluan punën me studimin përkatës bashkarisht. Duke e shtyrë këtë projekt të madh jemi në një situatë tërësisht tjetër për 10-vjeçarët e ardhshëm”.
Një tjetër projekt që përmendi Rama, është edhe ai për enciklopedinë shqiptare.
“Tjetra që dua ta theksoj, zbatimi i angazhimit që morëm së bashku në takimin e Shtatorit në Prishtinë me të dyja akademitë që nisin punën konkretisht për enciklopedinë shqiptare, projekti madhor albanologjik që merr udhë si vullnet i qeverisë së Kosovës dhe i qeverisë sonë. Ka përfunduar faza e parë e punës për abetaren e unifikuar dhe kemi fituesit. Puna për fazën e dytë të zbatimit vazhdon dhe jam i lumtur që do kem mundësinë së bashku me Albinin të dorëzojmë abetaret e unifikuara. Kemi folur edhe me përfaqësuesit e qeverisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, kemi folur me Kryeministrin e Malit të Zi, do të flasim edhe me të Serbisë që kjo abetare të shkojë te shqiptarët”.
Në 28 Nëntor 1912, bëhen 110 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, e në këtë aspekt Kryeministri Edi Rama propozoi që Kuvendet e dy vendeve të zhvillojnë seancë të përbashkët.
“Do t’ju propozoja që duke qenë se jemi në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë ne të kishim në Nëntor të parin kuvend të përbashkët me të dyja parlamentet e mbledhura në një dhomë ku po na u dha mundësia të na jepet dhe të dyve privilegji që të adresojmë këtë dhomë të përbashkët të kuvendit. Puna e nisur mes dy kuvendeve ka kaluar në një nivel komplet tjetër përsa i përket ndërveprimit dhe ndarjes së informacionit për legjislacionin”.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!