Lajme Arkiva 2005
Sezoni i plazhit në Durrës është shoqëruar dhe me raste të humbjes së fëmijëve, çka e vë policinë përpara kërkesave për ndihmë nga familjet e pushuesve kryesisht kosovarë.
Në pak ditë 15 fëmijë janë larguar nga çadrat apo plazhet ku janë me familjet e tyre duke u kthyer kështu në objekt të kërkimeve të policisë.
Ankthi i familjeve për fëmijët e humbur, frika nga ndonjë aksident apo mbytje në det është pasuar me veprime të efektivave blu.
Numri i lartë i rasteve dhe vështirësia e veprimit me fëmijët ka bërë që në dispozicion të këtyre veprimeve të lihen grupe të posaçme patrullimi dhe një mjet me altoparlant.
Albert Xhaho, shefi i sektorit të Rendit dhe Sigurisë, shpjegon se forcat e policisë janë impenjuar maksimalisht duke patur parasysh dhe fluksin e lartë të pushuesve.
Ndërsa sipas zëdhënëses së shtypit të Drejtorisë së Policisë Qarku Durrës, nga shërbimi patrullues me skafe janë shpëtuar dhe dy pushues të cilët rrezikonin të mbyteshin në thellësi.
Kjo drejtori ka ushtruar kontroll dokumentacioni dhe gjendje teknike të mjeteve motorike turistike në 62 kilometër gjatësi vijë bregdetare ku shtrihet aktiviteti i saj.
Gjithashtu, forcat e policisë mbajnë nën kontroll dhe shpejtësinë e lëvizjes së këtyre mjeteve në zonat me plazhistë./tvklan.al
Gazetare: Aranita Brahaj
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!