Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ndodhet në Poloni ku po zhvillon një vizitë zyrtare me ftesë të homologut të tij polak, Andrzej Duda. Ceremonia e pritjes në Pallatin Presidencial u pasua nga takimi kokë më kokë mes Presidentëve të dy shteteve dhe më pas me takimin bilateral të delegacioneve përkatëse.
Në një konferencë të përbashkët shtypi, Presidenti Begaj bëri të ditur se kryefjalë e këtij bashkëbisedimi ishte bashkëpunimi më i ngushtë mes dy vendeve.
“Shqipëria mbetet plotësisht e interesuar të presë më tepër investime direkte me origjinë polake në fushën e infrastrukturës, transportit, bujqësisë, turizmit, inovacionit, zhvillimit të burimeve natyrore, energjisë së rinovueshme, sistemit hekurudhor, etj. Shqipëria ka një ekonomi dinamike dhe me rritje të shpejtë, monedhë të qëndrueshme dhe inflacion nën kontroll, si dhe një sektor bankar të shëndetshëm”.
Kreu i Shtetit i shprehu homologut të tij polak mirënjohje për mbështetjen e dhënë ndaj procesit integrues të Shqipërisë në BE, por edhe për stabilitetin në rajon.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!