Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka zhvilluar një takim me një delegacion të Ministrisë së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, ku në qendër të diskutimit të tyre ka qënë lufta kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave, trafiqeve të paligjshme, krimit kibernetik dhe terrorizmit .
Kryesuar nga Sekretari i përhershëm i Ministrisë së Brëndshme të Mbretërisë së Bashkuar Philip Rutnam, Drejtor i Drejtorisë për Evropën, në Departamentin e Krimit të Organizuar, i cili shoqërohej nga Francës Collier, Sarah McAveety Koordinator Rajona, Drejtori Veliu ka njohur delegacionin me rezultatet dhe operacionet e fundit të zhvilluara nga Policia e Shtetit.
Ndërsa vlerësoi marrëdhëniet e mira mes dy vëndeve, në fjalën e tij Veliu theksoi ky bashkëpunim duhet të forcohet me tej dhe se deri më tani ai ka ardhur si rezultat i marreveshjeve të sukseshme midis qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane.
Ещё видео!