5% të veprave penale janë përfshirë në amnistinë që u miratua të enjten nga Parlamenti. Zëvendësministri i Drejtësisë, Klajd Karameta tha në një intervistë për Klan News se nga amnistia do të përfitojnë sapo të hyjë në fuqi 700 persona, duke theksuar kriteret ligjore që duhen plotësuar të lidhura me veprën penale që një individ ka kryer.
Klajd Karameta, zëvendësministër i Drejtësisë: Nga të gjitha veprat penale që përmban kodi penal 5% të tyre janë përfshirë në amnistia duke pasur parasysh kriterin e rrezikshmërisë së ulët shoqërore. Amnistia niset duke mbajtur parasysh rëndësi e veprës penale, pra sa e rëndë është vepra penale. Nga ana tjetër mban parasysh edhe një farë le të themi një interesi publik të shoqërisë.
Zëvendësministri tregoi disa nga kategoritë përfituese nga amnistia.
Klajd Karameta, zëvendësministër i Drejtësisë: Kemi rreth 2118 të dënuar burra dhe nga këto nga amnistia 1076 përfitojnë. Të dënuarave gra ne kemi rreth 42 persona, përfitojnë nga amnistia 21. Të miturit, janë rreth 27 të mitur, përfitojnë tre nga amnistia dhe lirohen menjëherë dy të mitur.
Karameta tha se për protestuesit që përfshihen te amnistia do të bëhet dhe një vlerësim për veprat penale që ata kanë kryer.
Klajd Karameta, zëvendësministër i Drejtësisë: Tubimi i paligjshëm është një vepër penale, ndërkohë që ata kanë kryer vepra penale kundër jetës ose plagosja e efektivit të policisë ose shkatërrimi siç e përmendët edhe ju janë parë me restriktivitet sepse është një kualifikim, është një cilësim, është një vepër e kualifikuar e cila ka një energji kriminale shumë më të madhe se sa vepra e parë.
Zëvendësministri shprehu shqetësim për numrin e lartë të paraburgosurve në vendin tonë duke theksuar se duhet të jepen masa alternative dhe se “arresti me burg” të jetë masa e fundit.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!