Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS i ka bërë kritika të ashpra SPAK.Rama theksoi se “peshkaqenët” e flakur nga drejtësia nuk mund të rrinë të qetë në punën e tyre, por duhet të hetohen. Ndërkohë, kryeministri u ndal te presidenti Ilir Meta, për të cilin theksoi se mezi pret ta shohë para SPAK-ut.Rama tha se jo vetëm ai, por e gjithë Shqipëria e do Ilir Metën para SPAK-ut.“U bë kohë që peshkaqenët e drejtësisë Vettingu i ka flakur jashtë, por sot janë në punën e tyre, asnjë gjemb në këmbë nuk u ka hyrë. BE-ja na e ka lënë si detyrë me shkrim. Dhe në momentin që Shqipëria do të ulet në negociata do të na kërkohet sa prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar janë çuar para drejtësisë.Kampioni i antikorrupsionit me vulë dhe firmë të Sekretarit Amerikan të Shtetit është futur në hetim nga SPAK-u, për një denoncim të atij që jo vetëm unë, por e gjithë Shqipëria mezi pret ta shohë përpara SPAK-ut, Ilir Metën.SPAK-u bëri orën zvicerane, me një shpejtësi të rrufeshme për Ardian Dvoranin, që sot e gjithë ditën jeton në një apartament të para viteve ’90, dhe ata që i kanë vilat të rreshtuara, njërën ma fali vjehrra, baxhanaku, kushëriri, babai i gruas, këta janë duke pritur finalen e Champion League për të shkuar në Paris”,-tha Rama.
Ещё видео!