Gjykata e apelit të Durrësit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë në Elbasan për 11 të arrestuarit për ngjarjen e 21 prillit në këtë qytet ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë.
Togat e zeza lanë në burg Arbër Paplekajn, i cili akuzohet se qëlloi duke vrarë Pjerin Xhuvanin, ndërkohë që dhanë masën detyrim paraqitje për të prangosurit e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Vetë Paplekaj nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit ndërsa as prokuroria dhe as avokati nuk kishin kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë për të.
Ndërkohë edhe për 10 të pandehurit e tjerë që akuzohen për pengim të hetimeve dhe heqje të padrejtë të lirisë, gjykata vlerësoi si të paligjshëm arrestimin dhe duke mos ndryshuar masën e sigurisë së dhënë më parë nga gjykata e Elbasanit.
11 personat u ndaluan pas përplasjes mes dy grupeve në qytetin e Elbasanit pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit. Arbër Paplekaj i cili ishte anëtarë i strukturës për mbrojtjen e votës së Partisë Demokratike qëlloi për vdekje Pjerin Xhuvanin ndërsa u lënduan edhe 4 persona të tjerë.
Përplasja nisi pasi struktura e ngritur nga PD ndaloi një furgon me pretendimin se kishte karta identiteti, fletë votimi dhe para, por sipas policisë gjatë kontrollit të mjetit nuk u gjetën materiale të paligjshme.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!