[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Marrëdhëniet mes PS-së dhe LSI-së, janë korrekte dhe për pasojë koalicioni është mese funksional. Deklarata vjen nga deputeti socialist Bashkin Fino, i cili kundërshton zërat për një tensionim të raporteve mes dy partive kryesore të aleancës qeverisëse. Dhe meqenëse koalicioni nuk përjeton një situatë krize, sipas Finos është e kotë të flitet për zgjedhje të parakohshme. Zërat e para për një tensionim të raporteve dy partive kryesore qeverisëse, erdhën pas zgjedhjeve lokale, kur zyrtarë të partisë së Ilir Metës hodhën dyshime për mosmbështetje të kandidatëve të LSI-së nga ana e PS-së. Këto zëra u përforcuan edhe pas nisjes së debatit politik lidhur me çështjen CEZ.
Ещё видео!