Pro apo kundër Europës me protestën e thirrur nga opozita? Në panairin e librit, ish kryeministri iu përgjigj akuzave të Partisë Socialiste për protestën e organizuar në datën 6 dhjetor, në po të njëjtën ditë kur në Shqipëri mbërrijnë liderët e Bashkimit Europian
Teksa socialistët e konsideruan të turpshme pritjen e samitit të Bashkimit Europian me protestë nga ana e Partisë Demokratike, duke i vendosur Berishës epitetet ‘tradhëtar’ dhe ‘shërbëtor i lojës së Vladimir Putin’; ish kryeministri dha këtë koment lidhur me arsyen që fshihet pas organizimit të protestës më 6 dhjetor.
Është një qëndrim kryekëput pro europian.Pra, të rikujtojmë ne që ata vijnë në një vend që është poshtë Vietnamit për standardet e demokracisë është dhe një popull i tërë i fuqishëm opozitar, që do të mbushë sheshet e rrugët, nga e gjithë Shqipëria në mbrojtje të idealeve demokratike evropiane dhe të ëndërrës evropiane të shqiptarëve.
Krahas samitit të liderëve të Bashkimit Europian, protesta e thirrur nga Berisha përkon edhe me ditën kur Gjykata e Apelit pritet të japë vendimin për lidershipin e Partisë Demokratike. Kështu, në po të njëjtën ditë, Berisha duke se synon të tregojë para ndërkombëtarëve, qeverisë por edhe kampit tjetër të demokratëve, influencën e tij në elektorat.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#BE#TopChannel
Ещё видео!