Ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e diplomimit të punonjësve të rinj të Policisë së Shtetit në Akademine e Policisë.
Ministri Tahiri në fjalën e tij tha se “kemi mbyllur një proces arsimimi disamujor, që ma do mendja nuk ka qenë i lehtë për secilin prej jush. Dallimi nga jeta normale e një të riu dhe një të reje, jeta e përditshme, qoftë kjo në bankat e fakultetit, qoftë kjo në punë, as krahasohet me atë që keni bërë ju në Akademinë e Policisë për t’u arsimuar dhe është akoma më larg, me jetën e re që fillon për ju që nesër e tutje”.
Tahiri theksoi se “Është testi më i rëndësishëm i shmangies në çdo lloj mënyre të arbitraritetit. Besoj jeni bërë dëshmitarë këto ditë për qytetarë kurajozë, që mbi të gjitha na kanë ndihmuar ne, në një mënyrë apo një tjetër, me fotografi apo me video për gjoba të Policisë Rrugore, për shpejtësi, që vendosen, pa pasur mjetet teknologjike përkatëse, radarët. Dhe me plot të drejtë janë ngritur vërejtje dhe kritika sesi mund të masë punonjësi i policisë shpejtësinë me sy dhe mbi këtë bazë të vendosi gjobë. Është për këtë arsye që bashkë me Drejtorin e Policisë është vendosur që asnjë punonjës policie, të Policisë Rugore, të mos vendosë gjoba për shpejtësinë pa pasur mjetet teknologjike përkatëse. Kjo do të thotë luftë kundër arbitraritetit. Është betejë dhe test i përditshëm i juaji me veten, më së pari, për të besuar në misionin tuaj të përditshëm për t’i shërbyer qytetarëve pa korrupsion, për t’i shërbyer qytetarëve duke diktuar barazinë para ligjit dhe pa selektivitetit”.
Policia nuk është punë si çdo punë, është mision, tha Tahiri, duke vijuar se “Pavarësisht presionit, pavarësisht vështirësive, pavarësisht sakrificave që do hasni në rrugë nga dita e nesërme dhe çdo ditë tuajën, pavarësisht çdo lloj vështirësie të së cilës do bëheni dëshmitarë nga rruga deri te kamerat e televizionit, ju duhet të vazhdoni të besoni. Kjo është sfida më e vështirë që keni përballur secilit prej jush. Beteja më e matur sesa edhe beteja me krimin, me antiligjin, me padrejtësinë, është beteja me qytetarët që presin me plot të drejtë qoftë Policinë e Shtetit në shërbimin ndaj besoni, besoni dhe vazhdoni të besoni çdo ditë. Ne kemi reformuar Policinë e Shtetit, ju jeni dëshmia e reformës sonë për të pasur në Policinë e shtetit njerëz më të arsimuar, të rinj dhe të reja”.
Ещё видео!