Kryetari i PD-së Sali Berisha e ka një thirrje edhe për shqiptarët e diasporës. Sipas tij, ata duhet të mobilizohen kundër secilës ambasadë shqiptare në botë. Këto të fundit sipas kryedemokratit përfaqësojnë qeverinë e krimit.
“Sot kemi të ardhur nga Gjermani dhe Italia, ftoj emigracionin të bëhet gati për protesta të fuqishme para ambasadave të narko-shtetit në mbarë botën. Ato janë narko-ambasada dhe duhet të agresohen me të gjitha mjetet e mosbindjes civile. Ftoj shqiptarët jashtë vendit të mobilizohen, të angazhohen kundër çdo ambasade që merr pjesë në fushatën elektorale të Edi Ramës, shkel kushtetutën, ligjin dhe garantoj që do ndëshkohen si kriminelë elektoralë dhe do ekstradohen nga çdo vend ku ndodhen”, tha ai në protestë.
Po a i trembet Berisha një izolimi për herë të dytë, pas kërkesës që ka bërë SPAK?
“Unë po shkoj drejt fitores, bashkë me të gjithë shqiptarët!”, u përgjigj ai.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!