Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Nuk ka më dilema që Ilir Meta, kryetari i Kuvendit dhe kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim është kandidat për President të Republikës. Pas takimeve intensive në orët e mbrëmjes midis Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, kjo e fundit ka propozuar dy emra si kandidatë, atë të Ilir Metës dhe të ministrit të Drejtësisë, Petrit Vasili. Kandidatura e Metës ka gjetur mbështetjen e plotë të Kryesisë së PS-së.
20:24- Partia Socialiste mbështet zyrtarisht kandidaturën e Ilir Metës për President të Shqipërisë. Deputeti i PS-së Taulant Balla tha pas mbledhjes së Kryesisë së partisë së tij se është vendosur mbështetja unanime për zt.Meta.
Balla: Në vijim të një procesi konstruktiv të nisur janë zhvilluar disa negociata dhe përgjatë kësaj një përfaqësi e PS e drejtuar nga kryetari u takuan me aleatët tanë të LSIS me të cilët u njohëm me propozimin e ardhur nga strukturat e kësaj partie, që na njohën me dy propozime shumë të mira për zt.Petrit Vasili dhe atë të zt.Ilir Meta. Kryesia e PS pas njohjes vendosi në mënyrë unanime nga këto dy kandidatura të mbështesë kandidaturën e zt.Ilir Meta dhe nesër në mëngjes do të mblidhet edhe grupi parlamentar i PS.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Ещё видео!