Qyteti jugor i Shqipërisë, Gjirokastra, mbetet i boshatisur nga turistët.
Situata e krijuar nga pandemia ka ndikuar në uljen e numri të vizitorëve krahasuar me vitet e tjera.
Sipas të dhënave nga drejtoria e turizmit në bashkinë e Gjirokastrës janë në total 850 turistë që kanë vizituar këtë qytet në gjashtë mujorin e parë të vitit.
Mungesa e turistëve shihet si problem shqetësues edhe për artizanët dhe bizneset e Gjirokastrës.
Qyteti muzeal ndryshe njihet si destinacioni fillestar i turistëve të huaj.
Ещё видео!