Javën e shkuar, Recep Tayyip Erdogan vrapoi në një maratonë të pashoqe në evropë dhe perëndim; samiti i Vilniusit ishte një skenë unike nga e cila ai mund të rishkruante historinë e të ardhmes së turqisë. Por, ky takim me NATO-n dhe Evropën, mund të ketë shumë shpejt një kosto; divorc me Vladimir Putinin.
Zëri i Moskës, në fakt, nuk vonoi të dëgjohej. Erdogan u shpreh së fundmi i kënaqur me gazetarët, duke njoftuar: “Po përgatitemi të mirëpresim Putinin në gusht dhe të biem dakord për zgjerimin e korridorit të Detit të Zi”. Deklarata e tij erdhi vetëm një ditë para se Rusia të njoftonte se do të tërhiqej nga marrëveshja për drithërat. Ajo që muajt e fundit kishte qenë triumfi diplomatik i presidentit turk, u duk se mori fund përballë përgjigjes së Kremlinit. Dhe vetë Putin thotë se angazhimet për të hequr pengesat për eksportet ruse të ushqimit, nuk janë respektuar. Moska është ankuar prej muajsh për atë që ajo e percepton si pengesë në eksportet e saj të grurit dhe plehrave. Marrëveshja ishte zgjatur më parë tre herë. Duke qenë se Rusia dhe Ukraina janë ndër eksportuesit kryesorë në botë të drithërave, një bllokadë do të bëjë që cmimet e ushqimeve në mbarë botën, përfshirë evropën, të rriten. Për momentin, nga të dy liderët, më i dobëti duket putin. Në rast divorci me Erdogan ai do të humbiste një prej dy shtyllave mbështetëse. Pas Kinës, vjen turqia për Rusinë. Ndërkohë, pala turke ka dhënë mesazhe të qarta. Fillimisht lirimi i komandantëve të batalionit Azov, më pas mbështetja për anëtarësimin e Ukrainës në NATO. E kjo goditje e dyfishtë vjen vetëm pak kohë pas një grushti të dështuar shteti në rusi. Të gjitha këto, lëkundin mbretërimin e Putinit...Sidoqoftë, për Kremlinin, marrëdhëniet me Turqinë janë të rëndësishme. Kjo dëshmohet nga fakti se kritikat e Kremlinit kanë qenë të hidhura, por të kujdesshme.
Pmaje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Erdogan#TopNews#TopChannel
Ещё видео!