Një fëmijë 10 vjeç dyshohet të jetë mbytur në lumin Fan në fshatin Shtrungaj të Mirditës.
Sipas informacioneve të korrespondentes Vera Deda, 10-vjeçari nuk gjendet prej orës 17:00.
Fëmija ka qenë duke luajtur kur topi i ra në lumë dhe në tentativë për ta kapur, mendohet se e ka marrë rrjedha e lumit.
Banorët e zonës dhe policia kanë nisur menjëherë kërkimet për të gjetur 12-vjeçarin, por deri tani pa rezultat.
Policia thotë se kërkimet për gjetjen e të miturit janë ndërprerë për shkak të errësirës dhe do të nisin nesër në mëngjes.
INFORMACIONI I POLICISË:
Sot, rreth orës 18:45, në fshatin Shtrungaj, Fan, Mirditë, në lumin Fan, është mbytur një i mitur 10-vjeçar, banues në Fan, Mirditë. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe së bashku me banorët kanë nisur kërkimet. Në gatishmëri janë vënë edhe polumbarët e RENEA-s, të cilët kanë shkuar në drejtim të vendngjarjes, por për shkak të errësirës kërkimet për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit do fillojnë në orët e para të mëngjesit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!