“Besoj se e njoh presidentin rus Vladimir Putin më mirë se 99% e liderëve botërorë, them se e kuptoj cfarë ka në mendje. Perëndimi e befasoi atë tre ditët e para. Pastaj, Putin tha me vete se është në një situatë ku nuk ka nga të shkojë, dhe tani po e befason ai perëndimin më shumë. Sigurisht që e gjithë kjo, ka pasoja të tmerrshme për Rusinë, Perëndimin dhe të gjithë ne” u shpreh presidenti serb Aleksandar Vucic për Euronews Serbia, ku u përpoq të shpjegonte edhe qëndrimin e Beogradit në raport me sanksionet ndaj Moskës. Serbia nuk ka vepruar politikisht por në përputhje me normat e së drejtës ndërkombëtare, tha Vucic, teksa nenvizoi sesi për faktin që nuk vuri sanksione ndaj Rusisë, sipas tij, Serbia po përceptohet si vend që mban anën e saj në këtë konflikt. Kreu i shtetit serb këmbënguli se vendimi që ka marrë, është i drejtë. “Kam bindjen se ky ishte vendimi më i mirë për ne. Si mund të na bëjnë presion ata që zgjedhin çfarë sanksionesh duan dhe çfarë nuk duan, dhe kërkojnë prej nesh të vendosim që ata vetë nuk i vendosin”, ishte komenti i tij. Dy ditë më parë, Vucic tha se i ishte mirënjohës zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, që u kujdes për problemet e mundshme të Beogradit me pagesën e gazit rus. Ai vlerësoi se rritja e çmimit të naftës dhe gazit natyror në tregun botëror, për shkak të krizës në Ukrainë, është një problem i madh, i cili bëhet edhe më i madh pas vendimit të Putin për të paguar gazin rus në rubla.
Pamje:AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Vuçiç#Putin#TopChannelNews
Ещё видео!