Recetë nga Znj.Vjollca
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
Receta:
500 gr mish të grirë
2 qepë
2 karrota
2 speca të kuq dhe jeshil
1-2 patëllxhanë
1 domate
4 vezë
150 ml panna
150 gr djathë gouda
Kripë dhe piper të kuq
Kumin dhe trumzë
Në fillim pastrojmë perimet dhe presim në kubikë të vegjël qepën, karrotat dhe domatet
Specat dhe patëllxhanët në kubikë pak më të mëdhenj. Patëllxhanët i vendosim në ujë me kripë për 10 minuta. Në një tigan me 4 lugë gjelle vaj ulliri kaurdisim qepën, karrotat dhe specat për 5-6 minuta. Shtojmë mishim e grirëdhe vazhdojmë përzierjen dhe për 5 minuta të tjera.
Rregullojmë shijen me kripë, kumin, piper të zi dhe të kuq. Kullojmë patëllxhanët dhe i shtrojmë në tigan, i përziejmë e më pas shtojmë dhe domatet e grira dhe i lëmë të gjitha të gatuhen pjesërisht në tigan për 6 minuta. Ndajmë perimet që gatuam në 4 tava personale dheu. Në një tas rrahim 4 vezë, shtojmë kremin, djathin e grirë dhe lugë lugë mbulojmë perimet me mish të grirë i mbulojmë me kapak ose letër alumini dhe i vendosim në furrë në temperaturën 190 gradë për 25 minuta.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ] #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
Ещё видео!