[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Nga Tirana lideri i opozitës Lulzim Basha ka premtuar se do të hapë negociatat për anëtarësimin në BE, brenda 100 ditëve të para të qeverisjes. Basha ka shfrytëzuar një takim në kryeqytet për të deklaruar se nëse shqiptarët votojnë PD në 25 prill, deri në dhjetor vendi do të mbajë konferencën e parë ndërqeveritare.LULZIM BASHAKRYETAR I PD“Hapja e negociatave brenda 100 ditëve është zotimi im.” Ndërsa për reformën në drejtësi Basha ka theksuar se qeveria duhet t’i mbajë duart larg nga gjyqësori e prokuroria “Qeveria duhet t’i mbajë duart larg drejtësisë”Basha ka theksuar se këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në 30 vite, duke sulmuar rivalin politik Rama.LULZIM BASHAKRYETAR I PD“Trim prapa xhamit dhe frikacak për t’u përballur tregon që nuk ka bilanc, 25 prilli është dita e ndryshimit. “Ndërsa gjatë një takimi me të rinjtë në zonën e Farkës Basha ka komentuar bazën e të dhënave që PS ka mbledhur në funksion të zgjedhjeve duke e cilësuar një marifet për të fituar në 25 prill. LULZIM BASHAKRYETAR I PD “E di edhe ai dhe nuk ka marifet që e shpëton. E keni parë atë marifetin që publikuan dje që rrinë dhe mbledh numra të kartave të identitetit, e tjerë, e tjerë. Nuk ka marifet që e shpëton. 25 prilli është dita e bashkimit më të madh të shqiptarëve për ndryshim. Pas 25 prillit ndryshimi do të marrë formë konkrete.Partia Demokratike ka firmosur një marrëveshje me organizatat që mbrojnë të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, marrëveshje e cila parashikon ndryshimin e kuadrit ligjor për të garantuar të drejtat e tyre si dhe mbështetje financiare për ta.
Ещё видео!