[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Banorët e Astirit pas protestës para Kuvendit, kanë bllokuar sërish rrugën pasditen e kësaj të enjte në Unazën e Re.Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i shoqëruar nga deputetë të tjerë të opozitës, ka shkuar në mbështetje të tyre.Gjithashtu atje ndodhen dhe forca të shumta të shumta të policisë vendore dhe FNSH-së . Gjatë protestës duket se ka pasur përplasje mes FNSH-se dhe deputeteve të PD-së, Albana Vokshi dhe Flamur Noka.Ndërkohë kreu i opozitës Basha në fjalën e tij theksoi se fajtori i vetëm në këtë protestë dhe ngjarjeve të ndodhura këtë të enjtje është vetëm Edi Rama.“Ai do paguajë për gishtat e polices. Ai do paguajë për vjedhjen 40 mln euro. Po përdor sot për vjedhjen dy faktorë, policinë dhe propagandën. Po vendos policinë dhe popullin përballë. Si qytetarët dhe policët. Ai s’njeh vija të kuqe, ai njeh vetëm vija të bardha që i heq me hundë. Do paguajë shtrenjtë për dhunimin e qytetarëve. Shpreh urimet e mia për një shërim sa më të shpejtë. I çoi të patrajnuar policët të kapnin kapsollat me dorë. Kush i goditi qytetarët, kush e goditi 60-vjeçaren? Dhunën e filloi Rama në Kuvend.”
Ещё видео!