Drejt paanshmërisë, larg pasioneve dhe në luftë me subjektivizmin, kështu e ka përshkruar qasjen e tij në punën për të sjellë librin “Apostulli”, i pari nga tre vëllimet kushtuar biografisë së Fan Nolit, gazetari Ilir Ikonomi, i cili këshilloi studiuesit shqiptarë që të marrin në konsideratë stilin amerikan të të shkruarit të historive dhe t’i lejojnë lexuesit t’i krijojnë vetëgjykimet përballë fakteve që ata mund të servirin.
Autori e bëri këtë përshkrim dhe apel gjatë promovimit të librit në mjediset e Qendrës për Hapje dhe Dialog, COD. Në vëllimin e parë me 430 faqe, botim i UET PRESS, Ikonomi përshkruan me ngjyra të gjalla Fan Stilian Nolin në periudhën që fillon me arritjen e tij në SHBA në vitin 1906 dhe mbaron mevitin 1920, kur ai u largua për në Shqipëri. Libri dallon për ngadetaji dhe elementët konkretë me të cilët autori ka ndërtuar figurën e Nolit dhe mjedisin ku ai jetonte në Bostonin e fillimshekullit të 20-të. Për këtë ai ka përdorur një fond të gjerë të dhënash historike, që përfshijnë Arkivin Qendror të Shqipërisë, Arkivin Kombëtar Amerikan, Arkivin e Ministrisë së Jashtme Austriake, dhe disa burime të tjera dokumentare.
Megjithëse pranoi se nuk kishte mundur ta lexonte të gjithë librin, historian Pellumb Xhufi ishte i mendimit se narrativa e studiuesit Ikonomi mund të përqendrohej më tepër te Noli se sa te ajo se çfarë thonin të tjerët për të apo te elementë si për shembull shpifjet ndaj tij.
Gjatë promovimit të librit Zoti Ikonomi tregoi se nga gjithë puna e tij ka hasur vështirësinë më të madhe në qasjen e arkivave tëKishës Orthodokse Ruse, e cila në mënyrë të pashpjegueshme i ka mohuar atij hyrjen.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Apostulli#FanNoli#TopChannelNews
Ещё видео!