Teksti. Zaho Balili
Libri. Paskan çelur manushaqet
Kur të vi në gjirin tënd
Zemra më lëngon e s'tretet
dhe gjiri mbudhur me plagë
shpirti në vargje më mbetet
i them del e s'do të dalë.
Po pse qënkam kështu unë
ç'ke o zot që nuk më thua?
Sytë nuk i mbyll për gjumë
s'bëj ç'më thonë, po bëj si dua.
Dil o shprit e ndal o zemër
që të fle me këngën labe
vdekja të më duket ëndërr
këngët të më thonë hajde.
Kur të vinë për në varre
trupin tim nuk do ta gjejn
e kam shkrirë nëpër vargje
suferinës ia kamë lënë.
E di ç'do thuash për mua
kur të vi në gjirin tënd
se kështu më ke gatuar
herë fllad, herë shkëmb.
Ещё видео!