Për herë të parë në historinë e vendit tonë, po goditen njerëz të lidhur me pushtetin, u shpreh kryeministri Edi Rama.
Ndonëse nuk përmendi emra konkretë, kjo deklaratë e Ramës nga Berati erdhi sapo u njoftua arrestimi i ish-krybashkiakut të Durrrësit Vangjush Dako.
Duke paralajmëruar se nuk mund të keqpërdoret forca e pushteti, kryeministri u shpreh se “duhet të jemi krenarë për Partinë Socialiste”.
“Duhet bërë durim edhe në luftën kundër korrupsionit, sepse kemi hyrë në një fazë të re, ku për herë të parë në histori po goditen njerëz të lidhur me pushtetin. Kjo nuk është e lehtë, sepse nuk ndjehesh mirë, kur shikon dikë që deri dje ka qenë krah teje dhe tani është krah prokurorit dhe gjykatësit.
Por edhe kur shikon që mund të përdoret forca e pushtetit për të bërë gjëra që nuk duhet. Kurrë s’ka ndodhur më parë. Për këtë ne duhet të jemi krenarë për PS dhe kontributin që japim”.
Takimi me qytetarët në Berat, ishte në kuadër të turit falënderues, që kryesocialisti ka nisur në të gjithë Shqipërinë pas fitores së thellë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 14 majit.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Rama#TopChannelNews
Ещё видео!