Izraeli kundërshtoi propozimin e shteteve të bashkuara të amerikës dhe Francës për një armëpushim 21-ditor në Liban dhe u zotua të vazhdojë të luftojë militantët e Hezbollahut "deri në fitore". Deklarta u bë nga kryeministri Benjamin Netanyahu në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të premten.
Shtëpia e Bardhë DHE Franca shprehën zhgënjimin për refuzimin. Presidenti francez emanuel macro tha se Netanjahu duhet të mbante përgjegjësi për një përshkallëzimin e konfliktit në lindjen e mesme.
Autoritetet libaneze konfirmuan 92 viktima vetëm në 24 orët e fundit dhe përgjegjës për vrasjet bëjnë Izraelin. Më shumë se 700 njerëz janë vrarë nga konflikti disa ditor mes Izraelit dhe Hezbollahut. Luftimet thotë Organizata Ndërkombëtare për Migracionin shkaktuan zhvendosjen e 118,000 njerëzve nga Libani. Autoritetet në Izrael thanë se mundën të kapin edche një raketë të nisur nga Jemini, duke bërë përgjegjës atje grupimin Huthi. Po ashtu të paktën 10 raketa të nisur nga militantët e Hezbollah nuk janë kapur nga sistemi i mbrojtjes izraelite dhe kanë rënë në afërsi të portit në qytetin verior izraelit të Haifës, por nuk raportohen dëme deri më tani.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopChannelNews
Ещё видео!