#rtvora #oranews
45-vjeçarin që u gjet i vrarë mëngjesin e së enjtes në Mborje të Korçës dyshohet se tentuan ta djegin të gjallë, por në fund e masakruan me thikë. Policia e Korçës po e heton ngjarjen në disa pista, përfshirë atë të krimit në familje.
45-vjeçari, Flamuri Duçi, po shkonte të hapte dyqanin ku shiste artikuj ushqimor në Mborje të Korçës, ku persona ende të paidentifikuar dyshohet se i bënë pritë.
Fillimisht besohet se tentuan ta djegin të gjallë duke e spërkatur me benzinë dhe më pas kanë tentuar ti vënë flakën.
Por ishin plagë me mjete të mprehta ata që i shkaktuan vdekjen.
Trupi i pajetë u gjet në rrugë nga bashkëfshatarët që njoftuan më pas policinë.
Ekspertët zbuluan se 45-vjeçari ishte qëlluar me mjete të mprehta që i kishin shkaktuan hemoragji.
Gjithashtu gjetën gjurmë të lëndës djegëse në trup dhe vendngjarje.
Policia mori në pyetje banorë të zonës dhe të afërm të 45-vjeçarit, por grupi hetimor ende nuk ka një pistë përfundimtare për motivet e krimit.
Një burim i tha Ora News se ngjarja po hetohet në disa drejtime dhe ende vijon procesi i kërkimit të provave dhe dëshmive që mund të çojnë në zbardhjen e saj.
Mes pistave është edhe ajo e krimit në familje.
45-vjeçari mësohet se ishte divorcuar prej dy vitesh, por nuk njihej si njeri problematik në zonë.
Madje, banorët e zonës së largët flasin fjalë pozitive për 45-vjeçarin që sipas tyre u gjendej edhe në momente të vështira, duke u dhënë artikuj ushqimore me lista nga dyqani i tij.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!