Kryetari i PD Lulzim Basha u prit në Berat nga qytetarë të shumtë. Qytetarët hodhën deklarata të forta në drejtim të kryeministrit Rama: "Edi Rama o legen, prite Bashën se po vjen", thanë qytetarët mes tjerash. Basha shtoi se Edi Rama tashmë është një pakicë, që qeveris me banda dhe kriminelë.
“Në këtë betejë jemi bashkuar si kurrë më parë. Kurrë më parë nuk kam parë kaq shumë qytetarë të ngrenë gishtat dhe të përshëndesin, jo thjesht si simbol i Partisë Demokratike, por si simbol ndërkombëtar i idealit europian dhe vlerave të patjetërsueshme, të lirisë për të jetuar me djersë, të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, themeli i Shqipërisë europiane.
Ещё видео!