[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Projekti pilot i ndihmës ekonomike i nisur që prej muajit gusht në Elbasan duket se nuk ka funksionuar. Gabimet në plotësimin elektronik të dokumentacionit nga personat që kërkojnë ndihmë ka bërë që një pjesë e tyre të fshihet automatikisht nga skema e ndihmës sociale. Gjatë këtyre dy muajve janë larguar nga skema rreth 1700 persona, të cilët çdo ditë shkojnë në dyert e bashkisë për të kërkuar rikthimin në skemë. Për këtë situatë kryetari i bashkisë Qazim Sejdini i ka kërkuar Ministrisë së Mirëqenies Sociale që të rishikohen edhe njëherë listat e familjeve në nevojë. Në mbledhjen e radhës të Këshillit të Qarkut, këshilltarët e djathtë e kanë cilësuar si të dështuar këtë projekt. Madje për tu ardhur në ndihmë disa familjeve në vështirësi ekonomike ata kanë vendosur të kontribuojnë duke lenë pagën e tyre mujore. Projekti pilot i ndihmës ekonomike po aplikohet prej dy muajsh edhe ne Tiranë e Durrës. Qëllimi i këtij projekti është shmangia nga listat e përfituesve të ndihmës sociale të atyre personave qw nuk e meritojnë të cilët e kanë përfituar atë padrejtësisht prej vitesh.
Ещё видео!