Një burrë është qëlluar me plumb në këmbë brenda në ambjentet e një lokali pokeri në qytetin e Vlorës. Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarjeje, por sipas policisë i dëmtuari është Arsen Gerbi i cili është dërguar në spital për mjekim. Policia ka shoqëruar personat që ndodheshin brenda në ambjentet ku ndodhi ngjarja, për të hedhur dritë mbi atë çka ka ndodhur. /abcnews.al
Ещё видео!