#tvora #rtvoranews
Ky është Sokol Kapinova, 48 vjeçari nga Berati i akuzuar për ngacmim seksual të një vajze 5 vjeçare.
Në një seancë me dyer të mbyllura gjykata vendosi ta mbajë në qeli me masën e sigurisë arrest me burg.
Para togave të zeza, ai ka pranuar ngjarjen e rëndë, ndërsa ka rrëfyer edhe dinamikën e tentativës monstruoze.
Është shprehur se 5 vjeçaren dhe motrën e saj 7 vjeçare i kishte gënjyer me embëlsira e kumbulla duke i futur në banesë.
Por të miturat kanë kërkuar ndihmë dhe ai është detyruar ti lëshojë, pa menduar se ato do ti tregonin prindërve.
Disa orë pas ngjarjes, policia e vuri në pranga, ndërsa në gjykatë u mbrojt me avokat kryesisht për shkak të gjendjes ekonomike.
Nga vizita mjekësore, mjekët specialistë kanë arritur të përfundimin se 5-vjeçarja kishte shenja të ngacmimit seksual.
48-vjeçari Kapinova sipas burimeve rrinte shpesh dhe luante me fëmijët e lagjes në sheshpushimet përpara pallateve.
Ai njihet si person i alkoolizuar por deri tani askush nga banorët e lagjes nuk ishte ankuar për sjelljet e tij ndaj fëmijëve.
Për më shumë lexoni në:
[ Ссылка ]
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Ещё видео!