Greqia ka vendosur që të zgjasë lejet e qëndrimit për emigrantët deri në 31 dhjetor të vitit 2020 për shkak të pandemisë së shkaktuar nga infeksioni i koronavirusit si dhe për shkak të mbylljes së kufijve, pasi u pezulluan dhe procedurat për dokumente. Nga ky vendim përfitojnë edhe shumë shqiptarë që ndodhen në Greqi me leje qëndrimi por që për shkak të emergjencës shëndetësore, nuk mund të vazhdojnë praktikat për ripërtëritjen e lejes së qëndrimit dhe që pezullimi i punës në disa pejsë të aministratës shtetërore greke, ka sjellë vonesa në pbrgatitjen e dokumentacionit përkatës.
Vendimi për zgjatjen e lejeve të qëndrimit u mor nga Ministria greke e Emigracionit.
Po ky digaster nxorri vendimin edhe për dërgimin me postë të lejeve të qëndrimit që janë miratuar, por që për arsye të masave të izolimit dhe bllokimit nuk mund të merren dorazi nga emigrantët.
Sipas vendimit
1. Titujt e vendbanimit që janë lëshuar deri tani dhe që kanë skaduar që nga 1 Dhjetori 2019 deri më 11 Mars 2020 do të jetë e mundur rinovimi i tyre deri më 31 Dhjetor 2020.
2. Lejet e qëndrimit të cilat kanë skaduar nga 11 Marsi 2020 dhe ato që skadojnë deri më 30 Qershor 2020, mund të rinovohen deri më 31 Dhjetor 2020.
3. Për periudhën nga data e skadimit e deri në datën e paraqitjes së kërkesës për rinovimin e tyre, ato do të konsiderohen se janë zgjatur automatikisht, pa qenë e nevojshme një çertifikatë përkatëse.
4. Qytetarët e vendeve të treta, të cilët janë të detyruar gjatë periudhës nga 12 Mars deri në 15 maj 2020 që të paraqesin një kërkesë për dhënien fillestare të lejes së qëndrimit ose kartën e qëndrimit përmes vizës, kanë mundësinë të paraqesin kërkesën e tyre përkatëse jo më vonë se 30 shtator 2020.
Ещё видео!