Policia e Pogradecit ka finalizuar operacionin e koduar “Starova”. Në kudër të këtij operacioni është sekuestruar një arsenal armësh dhe municion luftarak.
Në pranga është një 40-vjeçar me precedentë të mëparshëm kriminalë në fushën e prodhimit dhe shitjes se narkotikëve, i cili posedonte arsenalin e armëve dhe municionin luftarak.
Sekuestrohen një mitraloz i lehtë; një armë zjarri tip automatik; dy pushkë gjysmëautomatike; një sasi e konsiderueshme municioni luftarak; krëhëra të armëve të zjarrit; 1 gjerdan mitralozi me 30 fishekë; një granatë dore ofensive dhe pjesë të lëvizshme të pushkës, të cilat dyshohet se ky shtetas do t'i trafikonte në drejtim të Maqedonisë së Veriut.
Per informacionet me te fundit klikoni:
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
Subscribe kanalin tone ne: youtube:[ Ссылка ]
#abcnews #abcnewsalbania
Ещё видео!