Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan është lokalizuar falë bashkëpunimit të zjarrfikëseve të qarkut, 20 efektivëve dhe 5 mjeteve të Forcave të Armatosura. Puna ka vijuar përgjatë gjithë natës dhe tani ka vetëm mjete e zjarrfikës që janë në gatishmëri pasi vatra është ende aktive.
Gazetari i Klan News, Fatos Salliu raporton nga fusha e mbetjeve se një prej pistave të hetimeve është zjarrvënia e qëllimshme por ende nuk dihet shkaku i vërtetë. Në këtë moment, gazetari shpjegon se mjetet e Ministrisë së Mbrojtjes po largohen.
Ndërkohë mjetet që duan të shkarkojnë mbetjet urbane ndodhen në radhë, një situatë që është në pritje për t’u zgjidhur.
“Në momentin që unë po afrohesha në pikën e landfillit, në atë moment po largoheshin edhe mjetet e Ministrisë së Mbrojtjes të cilat kanë punuar gjatë gjithë natës së kaluar në këtë venddepozitim dhe fakti që ato po largohen duket se gjithçka është nën kontroll dhe po mbahet nga zjarrfikës të Elbasanit po ashtu edhe mjete të tjera që janë angazhuar.
Nga ana tjetër, duket që vijnë mjete që duan tashmë të shkarkojnë mbetjet urbane pasi kanë pastruar qytetet dhe ky ngërç po përpiqet të zgjidhet me sa konstatoj këtu pasi qytetet duhen pastruar, aq më tepër në një stinë të tillë siç është stina e verës kur ka dhe shumë mbetje, por po punohet në këtë drejtim. Mjetet janë në radhë për të depozituar mbetjet urbane”, shprehet gazetari.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!