Prokurori Edvin Kondili së bashku me tre kolegë të tjerë të prokurorisë së krimeve të rënda që do të shkrihet,nuk do ti lërë zyrat si kolegët e tjerë të krimeve të rënda. Ndryshe nga Kondili, që është njëri nga prokurorët e ardhshëm të SPAK, së paku 10 prokurorë të tjerë të krimeve të rënda nëse e kalojnë vettingun, do t’u thonë lamtumirë këtyre ambienteve dhe do presin emërimin në prokurori të zakonshme . Për ata që nuk do jenë më prokurorë të krimeve të rënda edhe intensiteti i hetimeve nuk është më i njëjtë.
Jemi brenda në prokurorinë e krimeve të rënda, ambientet dhe zyrat e të cilës pritet të vendosen në dispozicion të prokurorisë së posaçme për hetimin e korrupsionit dhe krimit të Organizuar SPAK. Nga një evidentim që po ju bëhet dosjeve me qëllim për të kuptuar se sa prej tyre do i kalojnë SPAK, llogaritet që 1500 procedime penale janë nën hetim nga prokurorët e krimeve të rënda. Prej të cilave kryesojnë 900 hetime pasurore.
Shifra është nxjerre në vazhdën e parapërgatitjeve që po bëjnë institucionet e detyruara nga ligji , ndërsa një grup po kryen analizimin e të gjitha dosjeve në të gjitha prokuroritë. Deri në datën 31 tetor sipas një burimi jo zyrtar , i është lënë afat prokurorive në rreth të përgatisin relacionin ku do të raportohet se sa prej këtyre dosjeve kalojnë nga rrethet në SPAK, në të cilat më të rëndësishmet janë ato të të gjitha llojeve të korrupsionit. Por e njëjta gjë do të ndodhë edhe me krimet e rënda që do të shpallë mos kompetencën dhe do të delegojë në rrethe hetime për gjobëvënie, terrorizëm dhe krim në familje, njëkohësisht garda e republikës po kryen përzgjedhjen e atyre që do të jenë truprojat e prokurorëve të SPAK, ndërsa qeveria ka hapur kuletën dhe ka akorduar 1.2 milionë euro për prokurorinë e posaçme. Megjithatë SPAK që shpresohet të hetoje korrupsionin në nivele të larta , deri më tani ka tetë emra prokurorësh ndërsa pragu minimal duhet të jetë me dhjetë . Katër të tjerë presin vettingun ndërsa njëri prej tyre u shkarkua. Këshilli i Prokurorisë ka deklaruar shpesh gjatë këtij viti afate për ngritjen e SPAK dhe së fundmi ka lënë si cak kohor muajin nëntor. Nga ana tjetër amerikanët vazhdojnë në këmbënguljen dhe mbështetjen ku edhe në takime për institucionet e tjera fjala SPAK është kryefjalë e tyre
Shtetet e bashkuara të Amerikës mbështesin punën e institucioneve të reja të drejtësisë, e njëjta mbështetje do të jetë edhe për SPAK, strukturën e posaçme kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar. Pas ngritjes së të gjithë insitucioneve përmes bashkëpunimit të tyre, qytetarët shqiptarë do të kenë akses të vërtetë në drejtësi
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
Ещё видео!