#oranews #prostitucioni #arrest #kriminel
Albert Topuzi, 46 vjeçari me banim në Elbasan është pronari i një pasurie me vlerë 3.5 mln euro të cilat janë vendosur në sekuestro preventive në kuadër të operacionit të koduar "Fasada".
Policia njoftoi sot për ekzekutimin e vendimit për sekuestro preventive të pasurive dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Elbasanit më 3 tetor 2022.
Dyshohet se këto pasuri rrjedhin nga veprimtaritë kriminale të 46-vjeçarit.
Shtetasi Albert Topuzi është autor i dyshuar për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarive kriminale", pasi më parë ka qënë i arrestuar në Itali, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, në rrethana rënduese, thuhet në njoftimin për shtyp të policisë.
Çfarë iu sekuestrua
Në kuadër të këtij hetimi, me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Elbasanit ka vendosur te sekuestrohen mbi 11 pasuri të dyshuara që janë rezultat i veprimtarisë kriminale.
Konkretisht janë sekuestruar:
një ndërtesë trekatëshe,
një ndërtesë dykatëshe,
3 apartamente,
5 automjete, makina luksoze si ‘Porsche’, ‘BMW’ apo ‘Audi’.
4 sipërfaqe ndërtimi
një aktivitet tregtar (biznes) me objekt prodhimin e betonit.
Siç bën me dije prokuroria e Elbasanit disa nga pasuritë, 46 vjeçari Albert Topuzi i kishte kaluar në pronësi të vëllezërve Bashkim dhe Gentian Topuzi.
Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera të përfituara në mënyrë të kundërligjshme, që Albert Topuzi dhe familjarët e tij. Dyshimet janë edhe për prona që mund të jenë regjistruar në emër të personave të tjerë, të njohur të 46 vjecarit.
Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!