Vladimir Putin rrëfen me apo pa dashje se çfarë ka ndërmend të bëjë në Ukrainë. Në një takim me sipërmarrës të rinj në Moskë, shefi i Kremlinit e krahasoi veten me Pjetrin e Madh, Carin që bëri zgjerimin më të madh territorial në historinë e Rusisë në shekujt XVII-XVII.
Ai heq paralele mes situatës së sotme dhe pushtimeve nga ushtria e Pjetrit, të tokave që vendet europiane i njihnin si suedezë në lindje të Europës, por ku jetonin sllavë e finlandezë, në të cilat u vunë themelet e kryeqytetit të dikurshëm të perandorisë ruse Shën Pjetërburg.
“Pse shkoi ai atje? Shkoi për t’i rimarrë e për t’i fuqizuar. Tani na ka rënë edhe ne barra të rimarrim e të fuqizojmë territore.
Deklaratën e bëri në 350-vjetorin e lindjes së Pjetrit të Madh. Por çfarë mendojnë banorët e sotëm të Shën Pjetërburgut për konfliktin që Rusia ka me perëndimin për Ukrainën.
“Nuk është faji jonë që Europa po mbyll portat e bashkëpunimit. Do të jemi mirë edhe pa Europën”.
Ushtria ruse është pranë marrjes së plotë të rajoneve të Luhanskut e Donjeckut.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
