Reagimi i ashpër i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ndaj paralajmërimeve për rishqyrtim të politikave për vizat shihet nga analistët politikë si jo i duhur dhe aspak diplomatik kundrejt aleatëve ndërkombëtarë. Sipas tyre, kërcënimi me heqje dorë nga dialogu me Serbinë nëse pezullohet vendimi për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, nuk është zgjidhja e duhur, pasi Kosova nuk ka alternativë tjetër veç dialogut. Analisti politik, Arton Demhasaj, thotë për KosovaPress, se pavarësisht paralajmërimit të presidentit francez, Emmanuel Macron duhet përgjegjshmëri dhe maturi në deklarata.
Demhasaj: Osmani me gjuhë jo diplomatike, s’është mënyra e duhur
“Nuk mendoj se është mënyra e duhur, pasi Kosova nuk është ndonjë vend i fortë as strategjikisht, ekonomikisht apo ushtarakisht që të mbërrijë me kërcënu një shtet siç është Franca, i cili është një prej vendeve kryesor evropian. Nuk është gjuhë diplomatike që presidentja duhet me përdorë ndaj presidentit Macron apo Bashkimit Evropian....
Në anën tjetër edhe profesori Mazllum Baraliu kërkon që krerët institucionalë të jenë më të kujdesshëm në deklarimet e tyre ndaj aleatët ndërkombëtar.
Baraliu: Deklarata e Macron tingëllonte si ultimative ndaj Kosovës
Ishte diçka që më tepër tingëllonte si ultimative sesa që ishte një deklarim i thjeshtë. Mbase Bashkimi Evropian duhet t’i ketë parë pasojat e politikave të tij të gabuara, të pasuksesshme dhe pa efekte deri tani. Andaj mbase do të duhej të ketë politika më shtrënguese, sidomos ndaj Serbisë. Pasi tani për herë të parë Serbia përmendet si faktor që mund të sanksionohet ashtu siç është sanksionuar Kosova. Mbase BE-ja ka indikacione që duke mos udhëhequr politika të drejta por të gabuara, duke qenë asimetrik në sjellje dhe priviligjues ndaj Serbisë nuk është rruga e duhur”
Presidenti francez, Emmanuel Macron, në një fjalim para ambasadorëve francez tha se vendi i tij do t’i rishikojë zotimet që i ka bërë për çështje ekonomike dhe politika të vizave për Kosovën dhe Serbinë, nëse ato nuk sillen me përgjegjësi në dialog. Ndaj tij ditë më parë reagoi presidentja Vjosa Osmani, e cila se një veprim
tillë do ta vriste dialogun Kosovë-Serbi.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Osmani#Macron
Ещё видео!