Lajme Arkiva 2005
Në Kukës kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, e ka quajtur liderin e opozitës, Sali Berisha, një bishë që ka plagosur shqiptarët. Duke iu referuar vitit ’97, ai tha se socialistët morën në dorëzim një vend të plagosur rëndë, jo nga dora e hasmit por nga personi që i kishte çelësat e shtëpisë.
Fatos Nano: “Këto zgjedhje të dashur miq janë për të gjithë vendin njëlloj të rëndësishme se ato të vitit ‘97 kur ne morën në dorëzim një vend të plagosur rëndë nga bisha Berisha, jo nga dora e hasmit por ai kishte çelësat e shtëpisë. Në këto tetë vjet e shëruam, e ringritëm në këmbë dhe nisëm rrugën tonë të përbashkët drejt Evropës. Nuk kemi qenë kurrë kaq afër Evropës moderne. Prandaj 3 Korriku nuk mund të jetë udhëkryq për historinë tonë moderne. Me këtë liri pasaporta evropiane në xhep o Sali Berisha mund të shkosh edhe në Tropojë si tropojan dhe jo si kryetar i Partisë Demokratike.”
Duke folur për sukseset dhe qeverisjet socialiste kryeministri Fatos Nano tha se qyteti i Kukësit është shndërruar nga një vend i izoluar dhe pa të ardhme në vendin e lëvizjes dhe komunikimit masiv të sipërmarrjeve dhe iniciativave të zhvillimit.
Në platformën e socialistëve për Shqipërinë evropiane pika e parë e projektit është përfundimi i plotë i aksit strategjik Durrës-Kukës-Morinë. Sipas kryeministrit është mbyllur financimi i të gjitha rrugëve që të çojnë në breg të detit nga jugu në veri me rrugët që lidhin Vlorën me Dhërmiun, Laçin me Patokun, Shkodrën me Velipojën dhe Shirokën.
Fatos Nano ka garantuar se më 31 Tetor do të fillojë nga shfrytëzimi aeroporti i Kukësit. Ai bëri thirrje që votat në 3 Korrik të jenë për kandidatët e Partisë Socialiste, si Ali Berbati për Tropojën dhe Rexhep Ukperaj e Asllan Dogjani për Hasin dhe Kukësin.
Vizita e djeshme e kryetarit të Partisë Socialiste është shoqëruar me incidente. Autokolona e kryeministrit nga aeroporti në drejtim të Bicajve është provokuar nga banorë dhe fëmijë që mbanin flamuj dhe postera të kandidatit të Partisë Demokratike.
Shefi i qeverisë i shoqëruar dhe nga bashkëshortja e tij mori pjesë në mbrëmje në një koncert festiv në Qytetin Studenti, të organizuar nga Këshilli Studentor Rinor në mbylljen të aktiviteteve me rastin e Ditëve Studentore.
Kryeministri Nano vizitoi ambientet e sallës së internetit dhe ekspozitën me piktura të të rinjve. Në takimin me studentët, kryeministri u shpreh se e ardhmja megjithëse është e sigurt mbetet e kërcënuar nga një program dhe një njeri i cili ka vetëm një projekt, ta mbesë Shqipërinë në provimin e saj evropian.
Fatos Nano: “Premtimi im është ky, duke nisur nga viti 2006, një në çdo dy të punësuar rishtaz në Administratën Shtetërore do të jetë një i sapo diplomuar, sepse të dashurit e mi ne kemi nevojë ta rinovojmë, ta përtërijmë administratën tonë publike.”/tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!