#reportTV #lajmeshqip #lajme
TIRANË- Report Tv dhe Instituti prestigjioz italian Piepoli, sollën sondazhin e gjashtë për zgjedhjet politike të 25 prillit. Nëse do të votohej, sot Partia Socialiste do të fitonte bindshëm. Sipas sondazhit të Piepolit, PS fiton 69-73 mandate ose 48-52 % të votave në rang vendi. Në krahasim me zgjedhjet e 2017 ku morën 43 mandate, PD dhe aleatët njohin rritje ku sipas sondazhit të sotëm mund të marrin 39-43 % të votave e përkthyer në 56-58 mandate.
Ajo që shënon tkurrje të votave krahasuar me 2017 është LSI, e cila merr 3.5-7.5 % të votave e përkthyer në 8-10 mandate. Në rang vendi lufton për dy mandate edhe partia e Jozefina Topallit, Lëvizja për Ndryshim dhe Partia Nisma Thurje, ndërsa PSD e Tom Doshit lufton për një mandat.
Ndalur në votat që merr secila parti në qarqet kryesore, PS-ja lufton deri në 20 mandate në Tiranë, e ndërsa surpriza e kryeqytetit është 'Nisma Thurje' ku mund të marrin deri në 2 mandate. Nga ana tjetër, PD dhe LSI ruajnë të njëjtat rezultate si në 2017. Në qarkun e Durrësit, PS-ja duhet të arrijë objektivin maksimal të vendosur, që Rama të marrë mandatin, e ndërsa demokratët kanë pësuar një rritje. Tkurrje LSI-ja ka në Elbasan, e ndërsa Rudina Hajdari e cila kryeson listën e 'Nisma Thurjes' në këtë qark, nuk do merrte në mandat nëse zgjedhjet do të bëheshin sot.
Për herë të parë sondazhi i Piepolit ka pyetur qytetarët edhe për vendimin për blerjen e vaksinave ruse dhe kineze në luftën ndaj COVID-it. 60% e shqiptarëve e kanë cilësuar si një strategji e dobishme, teksa kanë pasur kritika për kryedemokratin Lulzim Basha për takimet e tij elektorale që janë bërë në shkelje të rregullave anti-COVID. Ndërsa mungojnë, 18 ditë nga zgjedhjet, bie në sy fakti që një numër shumë i lartë i qytetarëve nuk kanë vendosur ende nëse do të shkojnë të votojnë. 56% janë të pavendosur ndërsa 19% thanë se do ta lënë fletën e bardhë.
Zv. presidenti Livio Gigliuto, tha se në këtë sondazh gjërat kanë qenë më të hollësishme dhe se vihet re shpërndarja e mandateve në secilin qark,
"Këtë javë për herë të dytë që nga fillimi i këtyre hulumtimeve do të hyjmë edhe në hollësi të shpërndarjes së mandateve sipas qarqeve. Kemi pasur 1200 të intervistuar dhe këto bëhen men telefon dhe kemi një nr të caktuar njerëzish që na përgjigjen, metoda është e njëjtë në të gjithë vendin", tha Gigliuto
Ещё видео!