Autori i vrasjes së gruas së tij në Xhafzotaj të Durrësit ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor.
Burime të “ABC News” tregojnë se Lulzim Cuku ka thënë se mes tij dhe bashkëshortes ka patur debate të herë pas hershme në lidhje me persona të panjohur që ajo fuste në shtëpi kur Lulëzimi ishte në Greqi.
Ai ka sqaruar se dhe të shtunën janë konfliktuar fillimisht me fjalë për të njëjtën çështje dhe në një moment ai humbi kontrollin dhe e gjuajti disa herë me thikë. Sipas tij 33 vjeçarja e kishte kthyer banesën e tyre në shtëpi publike. Më pas shtoi se u largua në drejtim të Dibrës dhe më pas vendosi të vetëdorëzohej në komisariatin e Burrelit. Ai ka deklaruar se nuk e dinte se i mori jetën Manjolës atë e mësoi nga mediat.
45 vjeçari gjithashtu ka thënë se ka tentuar ti japë fund disa herë dhe jetës së tij por s’ja ka dalë dot.
Lulzim Cuku ka shprehur pendesë për krimin kundrejt bashkëshortes së tij në sytë e tre fëmijëve të mitur. Ai shpreh keqardhje për fëmijët që mbetën vetëm./abcnews.al
Ещё видео!