Në Partinë Demokratike që për momentin po drejtohet nga Gazmend Bardhi nuk bien dakord për mënyrën se si kjo forcë duhet të ristrukturohet pas dorëheqjeve të Lulzim Bashës dhe më pas edhe të Enkelejd Alibeajt.
Pas një takimi të zhvilluar paraditen e së hënës me grupin parlamentar, u ra dakord që procesi i zgjedhjes së strukturave të reja të mos jetë i nxituar, i njëanshëm dhe që nxit përçarjen duke thelluar ndasitë brenda Partisë Demokratike.
Madje vetë Bardhi tha se ishte i gatshëm të ulej me këdo brenda demokrateve, përfshirë edhe Sali Berishën.
Por ndryshe ka ndodhur gjatë pasdites pas një takimi që bardhi ka pasur me Kolegjin e Kryetarëve të degëve në rrethe të kësaj partie.
Në një deklaratë për mediat thuhet se Partia duhet pa asnjë vonesë të zgjedhë kryetarin e saj dhe të nisë organizimin dhe përzgjedhjen, të ekipeve që do ta drejtojnë këtë parti drejt zgjedhjeve të ardhshme.
Ndryshe nga deputetët që kërkuan kohë, krerët e degëve thonë se partia nuk mund të vazhdojë të qëndrojë më gjatë pa kryetar madje ai duhet të zgjidhet brenda 15 korrikut.
Një vendim përfundimtar pritet ta marrë kryesia e partisë që mblidhet pasditen e së martës.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!