Në një intervistë për A1 Report drejtuesi i faljes në xhaminë e Lazaratit Ilir Bejko thotë se personat që janë në kërkim dhe që akuzohen si radikal islamik nuk kanë lidhje me fenë. Kjo pasi sipas tij Islami e dënon vrasjen.
Ai tha se personat që policia ka shpallur në kërkim nuk kanë qenë asnjëherë në xhami. “Ne distancohemi nga këto akte, e dënojmë vrasjen e atij myslimani dhe inshallah Allahu e mëshiron”, u shpreh ai në një intervistë të drejtpërdrejt nga Lazarati të mundësuar nga grupi ynë i xhirimit atje.
Besimtari mysliman tha se ka dorëzuar me dorën e tij një nga personat që u shpall në listën e policisë si pjesëtar i dyshuar i grupit të armatosur.
“Eligent Basha nuk ka lidhje me ngjarjen ka qenë në xhami në momentin e sulmit. Eligent Bashën e kam dorëzuar unë. Presim sa më shpejt të arrestohet ai grup dhe të shpëtojë i gjithë fshati”, përfundoi Bejko.
Ещё видео!