TIRANE- Pas Lazaratit, Prokuroria e Krimeve të Rënda merr në hetim dhe dosjen e operacionit antikanabis në veri të Shqipërisë, ku aksioni është ende në zhvillim teksa këtë të hënë shënohet dita e 11 e tij.
Policia ka mundur të vërë në pranga deri tani 6 persona, ku tre prej tyre janë kryepleq fshati në zonën e Dukagjinit dhe akuzohen për moskallëzim krimi, dhe 3 të rinj të dyshuar si pjesëtarë të grupit të zjarrit që qëlluan mbi helikopterin e Ministrisë së Brendshme dhe atij të Ushtrisë.
“A1 Report” siguroi pak ditë më parë pamjet ekskluzive të helikopterit të rrëzuar në fshatin Megull, ku pikërisht kjo vepër penale të shtëna me armë ndaj policisë kanë bërë që dosja tashmë të transferohet nga prokuroria e Shkodrës drejt krimeve të rënda për kompetencë të hetimeve.
Nga Prokuroria e Shkodrës 6 të arrestuarit janë lënë me masën e sigurisë arrest me burg, teksa pritet që në muajin shtator Prokuroria e Krimeve të Rënda të plotësojë hetimet për dy nga dosjet antikanabis ajo e Lazaratit dhe Dukagjini.
Ещё видео!