TIRANE - Ka zgjatur rreth 20 minuta aventura e një 22 vjeçari i cili nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar në një postbllok, duke braktisur makinën dhe për tu shpallur në kërkim.
Ngjarja ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës, ku Spartak Lleshaj nga Laçi, pasi nuk zbatoi urdhrin e policisë për të ndaluar, braktisi automjetin tip Benz me targa AA 852 IE me të cilin ai po udhëtonte. Lleshaj braktisi makinën në kilometrin e 6 të autostradës Tiranë-Durrës, për tu larguar më pas në këmbë.
Fill pas mosrespektimit të urdhrit, efektivët blu u vunë në ndjekje të tij, duke arritur ta prangosnin. Televizioni A1 Report sjell pamjet ekskluzive të arrestimit të 22 vjeçarit Lleshaj në autostradë.
I riu pritet të përballet në gjykatë me akuzën e kundërshtimit të policisë dhe thyerje të postobllokut rrugorë. Pas arrestimit Spartak Lleshaj ka shprehur pendesë, teksa ka sqaruar se ngjarja është krijuar pasi ai lëvizte me makinë pa dokumenta dhe kishte frikën e arrestimit.
![](https://s2.save4k.org/pic/iwfZDmMlzHs/maxresdefault.jpg)