Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanovic ka hedhur poshtë shkrimet e mediave në Serbi se gjoja ai i ka ofruar garanci Hagës për të mundësuar mbrojtjen në liri të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ky i fundit po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar. "Kjo është e pamundur, nuk mund të jap garanci të tillë sepse kjo nuk është kompetencë e imja”, tha Milanovic. Ai ka vlerësuar që aktakuza kundër Thaçit është mënyrë për të goditur rajonin.
“Tani dikush në Beograd, ndoshta do të ma marrë keq këtë, por unë nuk jam armik i serbëve, as kam qenë, as nuk do të jem kurrë. Thjesht mendoj se është e dëmshme. Thaçi duhej të ishte akuzuar ose të ishte lënë i qetë, sepse disa njerëz nga Beogradi e kanë kaluar gjithcka pa u hyrë gjemb në këmbë”, tha Millanoviq. Ai është i bindur se Thaçi ka të ngjarë të arrijë pleqërinë para gjykatës, për shkak të akuzave "të paprovuara" në raportin e Këshillit të Evropës, lidhur me pretendimin për trafikim të organeve. “Në këtë kuptim, konsideroj që kjo është dëmtuese, por nuk kam ofruar kurrfarë garancish, dhe as që mundem ta bëj këtë. Kjo, thjesht është e pamundur. Edhe sikur të doja e kam të pamundur ta bëj këtë”, ka thënë Millanovic. Ai shtoi ndërkohë që Kroacia nuk do ta bënte atë që e ka bërë Hungaria, si anëtare e BE-së – që t’i japë azil ish-kryeministrit maqedonas, Nikola Gruevskit, i cili u arratis në Hungari, në mënyrë që t’i shmangej dënimit me burg prej dy vjetësh, për shkak të korrupsionit.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Thaci#TopChannel
Ещё видео!